Këngëtarja e mirënjohur Arjeta Vllasa ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. Kënga titullohet “Nuse po shkoj” dhe sjell një interpretim emocional.
Vllasa, e cila prej vitesh njihet për potencën e saj vokale, edhe këtë herë e dëshmon talentin përmes një paraqitjeje tejet unike, shkruan IndeksOnline.
Publiku e ka pritur me entuziazëm lansimin, derisa këngëtarja ka pasuruar edhe më tej repertorin e saj.

