Vetëvendosje në Drenas mban mbledhjen e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Lëvizja Vetëvendosje në Drenas ka mbajtur mbledhjen e parë organizative në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale që do të mbahen më 28 dhjetor të këtij viti, transmeton portali DrenicaOnline.
Kryetarja e qendrës së VV-së në Drenas, Egzona Terdevci, ka bërë të ditur se strukturat lokale tashmë kanë nisur mobilizimin dhe planifikimin për fushatën e ardhshme.
“Qendra jonë gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Lëvizja VETËVENDOSJE!” – ka deklaruar Terdevci, duke sinjalizuar angazhim të plotë të aktivistëve dhe ekipeve zgjedhore.
VV pritet të vazhdojë takimet dhe mbledhjet në ditët në vijim në funksion të përgatitjeve për garën nacionale./DrenicaOnline/

