Uniteti në Drenas/ Hamza thyen rekord në postimin me Lladrovcin, mbi 12 mijë pëlqime në pak orë
Postimi i mbrëmshëm i kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, ku ai shpalli hapur unitetin e partisë në Drenas duke publikuar fotografinë me kryetarin Ramiz Lladrovci, ka thyer rekord të deritanishëm nga shpallja kryetar me 17 nëntor.
Hamza, i cili arriti rreth 10 mijë pëlqime në postimin kryesor nga dita e zgjedhjes së tij kryetar i partisë, mbrëmë i kaloi të gjitha pritshmëritë: fotografia me Lladrovcin mori mbi 12 mijë pëlqime, duke u bërë postimi i tij më i shpërndarë dhe më i komentuar i kohëve të fundit.
Ky rekord tregon fuqinë e madhe që Ramiz Lladrovci vazhdon të ketë brenda PDK-së, sidomos në bastionin e Drenasit, ku ai prej vitesh ka qenë figura kryesore elektorale.
Në deklaratën e tij, Hamza ritheksoi pa mëdyshje se “Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK”, një mesazh i qartë në kohën kur disa zëra brenda partisë kishin sugjeruar që Lladrovci të mos rikthehej në strukturat qendrore.
Reagimi i madh nga anëtarësia dhe mbështetësit e PDK-së në rrjete sociale e konfirmon edhe një herë se Drenasi, nën Lladrovcin, mbetet një prej shtyllave më të forta të partisë./DrenicaOnline/

