Shërbimi Radiologjik tashmë edhe në Komoran!
Nga sot, qytetarët e Komoranit dhe zonave përreth kanë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në diagnostikim.
Shërbimi Radiologjik është zyrtarisht i hapur, duke shënuar një hap të madh drejt afrimit të shërbimeve shëndetësore me komunitetin tonë.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale vazhdon me realizimin e projekteve të rëndësishme, gjithmonë me fokus tek qytetari dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore.
Shërbime moderne. Qasje më e afërt. Përkushtim maksimal.
Shëndetësia në Drenas po avancon – për qytetarët e vet!



