Ja çfarë dëshmoi Shaban Murseli në polici për vrasjen e Liridona Ademajt
Në gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca për vrasjen e Liridona Ademaj, ku dhe ka nisur leximi i deklaratës së dhënë në polici nga Shaban Murseli, të datës 06.12.2023.
Në këtë deklaratë, ai tregon momentet e para kur ka marrë vesh për vrasjen e Liridonës dhe raportet brenda familjes. Deklarata e tij:
“Unë për rast jam njoftu ditën e vrasjes, më ka njoftuar djali i dytë Mergimi dhe më ka thënë ‘babe a ke fol me Naimin, se po thonë e kanë vra Liridonën’.
Kam qenë i shokuar dhe jam lajmëruar me gruan time Sanijen; me familjarë jemi nis në Kosovë. Nuk kam mundur të pyes askënd rreth rastit sepse kemi qenë të angazhuar për procedurat e varrimit. Pastaj e kanë marrë policia Naimin.
Një polic më ka njoftuar se Naimi është përfshirë në vrasje. Kemi qenë të tronditur. Naimi është kthyer në Kosovë për të punuar. Liridona ka pas me fillu me punu në Kosovë, në Lindex. Unë përveç një problemi që e ka pas me djalin e hallës së vet Kanunit, gjegjësisht me biondinen… është një foto ku shihem afër, por jo intime me gruan e tij. Ata janë marrë vesh që kjo të mbyllet me kaq.
Jo, nuk jam në njohuri se ata kishin plan divorcin. Unë nuk kam vërejte ndonjë ndryshim në marrëdhënien e tyre. Kur pati problem me Kanunin, Naimi u ftofë në raport me mua. Naimi i ka urrejt armën dhe dhunën.”


