Hamza nga Drenasi: Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK – të bashkuar për fitoren e 28 Dhjetorit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, gjatë një takimi me Ali Ahmetin dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, ka theksuar edhe një herë unitetin e PDK-së dhe rolin qendror të Drenasit në vizionin e partisë.

“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK,” tha Hamza, duke nënvizuar mbështetjen e plotë për kryetarin Lladrovci.

Hamza shtoi se Drenasi, si komuna e shtatë ku tradita e heronjve të luftës dhe paqes vazhdon të jetë udhërrëfyes, mbetet bastion i fuqishëm i PDK-së dhe i vlerave të UÇK-së.

“Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit,” u shpreh Hamza.

Mesazhi i tij u mbyll me zotimin për bashkim dhe fitore: “Të bashkuar, gjithmonë të fituar!”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë