E diela në fshatin Negroc të Drenasit (Video)
ATV ka realizuar një storie të veçantë në fshatin Negroc të Drenasit, një nga fshatrat më të bukur dhe më të veçantë në Kosovë. Ndryshe nga shumë vendbanime të tjera që po përballen me largimin e banorëve, Negroci mbetet i gjallë dhe i banueshëm, duke ruajtur vazhdimësinë e jetës dhe traditës.
Ajri i pastër, pozita e favorshme gjeografike dhe njerëzit e mirë e bëjnë këtë fshat të dallojë nga të tjerët. Mikpritja është vlera kryesore e Negrocit, ndërsa bashkëjetesa e traditës me elementet moderne i jep fshatit një jetë dinamike dhe të mrekullueshme.
Storja e ATV-së sjell para kamerave bukuritë, ritmin e qetë të jetës dhe atmosferën unike që e karakterizon këtë fshat drenicas.

