Ali Ahmeti pas takimit me Hamzën, Lladrovcin e Lushtakun: Vetëm të bashkuar arrihen fitoret më të mëdha

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka njoftuar se gjatë ditës ka vizituar Drenasin, Skenderajn dhe Prishtinën, ku ka uruar Ramiz Lladrovcin për mandatin e ri në krye të Drenasit, Sami Lushtakun për mandatin në Skenderaj dhe Bedri Hamzën për detyrën e re si kryetar i PDK-së.

Ahmeti theksoi se këto zhvillime sjellin përgjegjësi të reja dhe një mesazh të fortë për bashkim, unitet dhe koordinim në shërbim të qytetarëve dhe Kosovës, duke shtuar se fitoret më të mëdha arrihen vetëm përmes bashkimit dhe vizionit të qartë.

Postimi i plotë:

Sot në Drenas, Skenderaj dhe Prishtinë pata kënaqësinë të takoj dhe të uroj miqtë e mi: Ramiz Lladrovcin për mandatin e ri në krye të Drenasit, Sami Lushtakun për mandatin në krye të Skenderajit dhe Bedri Hamzën për detyrën e re si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Këto ditë të rëndësishme sjellin jo vetëm përgjegjësi të reja, por edhe një mesazh të fuqishëm për bashkim, unitet dhe koordinim mes të gjithëve që punojnë për interesin e përbashkët të qytetarëve dhe të Kosovës.

Vetëm të bashkuar, me vullnet të mirë dhe me vizion të qartë, arrihen fitoret më të mëdha.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë