Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në fshatin Dollc të Klinës, ku dy automjete janë përplasur ballë për ballë. Pamjet e dërguara nga lexuesit tregojnë dëme të mëdha materiale në të dy veturat e përfshira në aksident.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se nga përplasja janë lënduar katër persona.

“Policia është njoftuar rreth orës 09:30. Janë dy vetura të përfshira, katër të lënduar”, tha Gashi.

Ai shtoi se njësitet kompetente të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat se si ka ardhur deri te aksidenti.

Në terren janë edhe zjarrfikësit, të cilët po asistojnë në menaxhimin e situatës dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme.

Gjendja shëndetësore e të lënduarve pritet të konfirmohet nga institucionet mjekësore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë