Mesojeni arsyen e aksionit të njësisë speciale mbrëmë në Komoran (Video)

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të shpejtë dhe të koordinuar në Komoran, ku pas një ndjekjeje intensive është sekuestruar një veturë luksoze.

Gjatë kontrollit, njësitet policore speciale kanë gjetur mbi 300 gram substanca të dyshuara narkotike, si dhe prova të tjera që lidhen me rastin.

Dy persona janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet po vazhdojnë nga njësitet kompetente të DHTN-së në Prizren.

VIDEO

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë