Vdes 47-vjeçari Ramiz Shapeta nga Korrotica e Drenasit, varrimi sot në orën 15:00 në vendlindje
Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar me pikëllim të thellë për vdekjen e kolegut të tyre, Ramiz Shapeta, i lindur më 08.10.1978.
I ndjeri ka qenë punëtor në DPQ, në sektorin e Serviseve, ku ka kryer detyrën si manipuluës i shirtrave magjistral për transportin e qymyrit. Ramizi njihej nga kolegët si punëtor i përkushtuar, i rregullt dhe i zellshëm, duke krijuar respekt e vlerësim të veçantë në mesin e punëtorëve të KEK-ut.
Në emër të gjithë punëtorëve dhe kolegëve, Sindikata e Re e KEK-ut ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në orën 15:00, në vendlindjen e tij në Korroticë të Drenasit.
U prehtë në paqe.

