Ujësjellësi “Prishtina” njofton për stabilizim gradual të furnizimit me ujë në Drenas
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar sot konsumatorët në Drenas se situata e furnizimit me ujë, pas problemeve të mëdha të ditëve të fundit, ka filluar të stabilizohet gradualisht.
Sipas njoftimit, pavarësisht përmirësimit, furnizimi ende po kryhet me reduktime të kontrolluara, derisa ekipet e kompanisë po punojnë për të rikthyer furnizimin e plotë sa më shpejt të jetë e mundur.
Prioritet mbetet furnizimi i qytetit, për të siguruar mbulimin bazë dhe funksionimin normal të zonave më të ngarkuara, ku kërkesa për ujë është më e madhe.
Ujësjellësi ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin, duke bërë të ditur se përditësimet e tjera do të publikohen në vijimësi.

