Presidentja nënshkruan dekretin pë shpërndarjen e Kuvendit, Kosovën e presin zgjedhje të reja në dhjetor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pasi partitë politike nuk arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e institucioneve të reja që dolën nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Procesi i mandatarëve nuk solli rezultat. Fillimisht, Osmani i dha mandatin Albin Kurtit si kryetar i subjektit fitues, por kandidatura e tij mori vetëm 56 vota, duke mos arritur shumicën e nevojshme parlamentare. Në përpjekjen e dytë, Presidentja e mandatoi Glauk Konjufcën, i cili po ashtu nuk arriti të sigurojë më shumë vota sesa Kurti – sërish vetëm 56.

Pas dështimit të dy kandidatëve dhe mungesës së vullnetit politik për të krijuar shumicë, Presidentja Osmani thirri sot një takim me liderët e partive politike për të diskutuar rrugën e mëtejme, përfshirë edhe caktimin e datës së zgjedhjeve të reja nacionale.

Me dekretin tashmë të nënshkruar, vendi shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat pritet të mbahen gjatë muajit dhjetor./

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë