Limaj: Shkojmë në zgjedhje, aty ku është Nisma është kryeministri i ardhshëm

Kryetari i Nisma-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka quajtur lajm të keq shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se kjo tregon papjekurinë politike, raporton Ekonomia Online.

“Besoj është një lajm i keq për Kosovën. Tash e 9 muaj Kosova me këto forca politike kanë dëshmuar që nuk kanë kapacitet dhe pjekuri të mjaftueshme politike për të ndërtuar marrëveshje, për të përmbushur vullnetin e qytetarëve, për t’u ulur e për të biseduar e për t’i dhënë vendit institucione. Fatkeqësisht kjo që ndodhi sot, me shpërndarjen e Kuvendit tregon paaftësi, pa pjekuri dhe panjohuri se si ndërtohet shteti dhe institucionet. Dhe shpresoj që qytetarët ashtu siç nuk e kanë pritur që do të përfundojë vota e tyre, në zgjedhjet e ardhshme do t’iu kërkojnë llogari përgjegjësve kryesor të moskonsitutimit të institucioneve të Kosovës.

Ai fajësoi Qeverinë që la punëtorët pa paga. “Dhe juve kur dalin këtu e ju flasin për buxhete, për shanse të humbura. Mos harroni se përgjegjësit kryesor pse Kosova sot nuk ka buxhet, pse sot punëtorët e organizatave buxhetore nuk kanë rroga, faji është te ta. Të atyre që kanë mundur të paktën të ndërtojnë një Qeveri të konsensusit, të ndërtojnë. Një konsensus për buxhetin dhe të bëjnë një fazë kalimtare drejtë zgjedhjeve të lira. Dhe këtu nuk patën vullnet e dëshirë dhe na presin zgjedhjet e lira”, tha ai.

Ai madje tha se Nisma do të jetë pjesë e zgjedhjeve dhe se aty ku është sic tha Nisma do të jetë kryeministri.

“Besoj që koha është që Kosova ta ketë një alternativë ndryshe, një alternative që jep shpresë për ndryshime. Kosovës i duhet një qeverisje ndryshme, dhe për të bërë një qeveri ndryshe, duhet zëri opozitar, një lidership, një alternativë serioze duke ndërtuar dy e tri blloqe më tepër…na duhet bashkimi i atyre njerëzve racional e me përvojë të cilët kanë kapacitet, durim, dije e pjekuri politike për të bashkëbiseduar e për të gjetur zgjidhje aty ku nuk shihen zgjidhjet. Nisma shkon drejtë zgjedhjeve, qoftë përmes ndonjë koalicioni që ka alternativë serioze. Qoftë me të ose pa të, Nisma do të jetë në zgjedhje. Ne preferojmë me një grup politik që shohim që përnime drejtuesi i tij i është nis garës për të fituar. Dhe nëse shohim këtë alternativë dhe vizion dhe Nisma është e gatshme të jap kontributin. Siç kemi thënë, aty ku është Nisma do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, theksoi ai.

Ai pati edhe një përgjigje në lidhje me distancimin nga AAK.

“Ne nuk jemi distancuar është qëndrimi ynë. Ne jemi grupacioni politik më i besueshëm në këtë vend për shkak qëndrueshmërisë dhe konsistencës. Ju jeni gazetarë dhe merrni shikoni qëndrimet e të gjitha partive politike dhe e shihni konsistencën. 9 muaj, para këtij Kuvendi me gjithë përpjekjet tona për të gjetur zgjidhje jemi atakuar e sharë nga lloj lloj, deputetë, grupe politike. Dhe ja ku jam. Nuk ka rrugë tjetër përveç bashkëpunimit. Ju do ta shihni pas zgjedhjeve, këta të cilët kanë pasë bërë blloqe nuk kanë rrugë tjetër përveç bashkëpunimit dhe ndërtimit të institucioneve. Mosbashkëpunimi, mosmarrëveshja, mosndërtimi i marrëveshjeve politike, qe ku na ka sjellë. Jemi tu shku në zgjedhje me një Kuvend ku u shkel Kushtetuta. Jam i bindur që Kuvendi i Kosovës nuk është konsistuar mbi bazën e Kushtetutës. Presim vendimin e Gjykatës dhe do ta shihni dhe besoj sikur në aktgjykime të kaluar gjykata më ka dhënë drejtë në qëndrimet e ia juridike e politike e jam i bindur që edhe këtë e bën. Kjo tregon që politika nuk bëhet me reaksion, hidhërime, inate e ego”, deklaroi Limaj pas takimit me Presidenten Osmani.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë