Isak Neziri kthen dhimbjen në vepër: Hap fondacion në emër të Leotrim Ahmetit

Një ide e nisur 10 muaj më parë, në kulmin e fushatës zgjedhore, sot po shndërrohet në realitet. Kandidati për deputet dhe afaristi i njohur në Gjermani e Kosovë, Isak Neziri, ka njoftuar se këtë të shtunë në Mynih do të zyrtarizohet Fondacioni “Leotrim Ahmeti”, një nismë që ai e quan të mbushur me dashuri, përkushtim dhe përgjegjësi morale, transmeton portali DrenicaOnline.

Fondacioni mban emrin e Leotrim Ahmetit, një djaloshi 7-vjeçar, i cili u bë simbol i pafajësisë së vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Sipas Nezirit, themelimi i fondacionit nuk është vetëm një akt formal, por një mision për të kthyer dhimbjen në vepër të mirë dhe për të ndërtuar projekte me ndikim për fëmijët dhe komunitetin.

Në ngjarjen zyrtare që do të mbahet në Mynih, pritet të marrin pjesë personalitete të jetës politike shqiptare e gjermane, si dhe shumë bashkatdhetarë që kanë mbështetur këtë nismë që nga dita e parë.

Neziri theksoi se ky fondacion është rezultat i përkrahjes së familjes, miqve dhe mërgatës, të cilët e kanë shtyrë këtë ide të marrë jetë dhe të kthehet në një projekt të qëndrueshëm humanitar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë