Rrezik për vërshime/ Njoftim për qytetarët nga Komuna e Drenasit
Reshjet e paralajmëruara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës po vazhdojnë dhe paraqesin rrezik për vërshime në disa zona të komunës.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave ka aktivizuar kapacitetet emergjente dhe ekipet tona janë në terren duke inspektuar gjendjen dhe duke ndërmarrë masa të menjëhershme për të mbrojtur banorët dhe tokat bujqësore.
U bëjmë thirrje qytetarëve të lëvizin me kujdes, të shmangin zonat pranë lumenjve dhe përroskave, të mos hedhin mbetje në kanalet e ujërave, të kujdesen për kanalizimet dhe të mos hapin kapakët e pusetave, pasi kjo rrit rrezikun e bllokimeve dhe dëmeve. Çdo situatë urgjente duhet të raportohet menjëherë tek organet kompetente.
Për shkak të pastrimit të mbetjeve pranë urës, rruga Sokol Elshani do të jetë e mbyllur përkohësisht deri në përfundim të punimeve. Ekipet komunale mbeten në gatishmëri për çdo rast.

