Ramiz Lladrovci takon dy gjeneralët – diskutohen vlerësimet e Gjeneral Clark dhe pastërtia e luftës së UÇK-së
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar një takim me vlerë të veçantë me dy prej figurave më të rëndësishme të çlirimit të vendit, Agim Çekun e Sylejman Selimin. Në fokus të bisedës ishin vlerësimet historike të Gjeneralit Wesley Clark, drejtësia e luftës së UÇK-së dhe pafajësia e heronjve të luftës dhe paqes.
Lladrovci theksoi se takimet me gjeneratën e çlirimit janë gjithmonë frymëzuese, duke sjellë në vëmendje kontributin e tyre në ndërtimin e aleancës historike me NATO-n dhe në proceset vendimtare shtetformuese për Kosovën.
Ai u shpreh se pikërisht “ushtarakët pa uniformë” janë sot më kërkues ndaj zhvillimeve në vend dhe më energjik për ta shtyrë shtetin përpara.
Sipas tij, ky takim ishte një rikujtim i vlerave mbi të cilat u ndërtua liria e Kosovës dhe një motivim për të vazhduar ecjen drejt proceseve pozitive për vendin.

