Përparim Gruda i vetmi nga PDK që po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda është i vetmi nga PDK që po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.
Kjo seancë është thirrur nga GP i Vetëvendosjes ku pikë e rendit të ditës është votimi i buxhetit.
PDK, LDK, AAK e Nisma nuk po marrin pjesë në këtë seancë dhe e kanë vlerësuar të jashtëligjshme.
Kjo seancë i paraprin seancës së sotme ku do të votohet për kabinetin e ri qeveritar.

