Lajmi i hidhur: Vdes në moshë të hershme ish ushtari i UÇK-së nga Drenasi
Ka ndërruar jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Xhevat Xhota, nga fshati Dobroshevc i Drenasit.
Blerimi ishte pjesëtar i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”. Ai ishte ndër ata që kapi pushkën në ditët më të vështira të atdheut, duke dhënë gjithçka për liri, nder dhe për Kosovën.
Ai mbeti deri në fund besnik i idealit të UÇK-së dhe i vlerave për të cilat luftuan shokët e tij.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 20.11.2025, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Dobroshefc, lagjja Prenku.

