“Zgjedhja e Hamzës në krye të PDK-së, e përkohshme deri në rikthimin e Veselit” (VIDEO)

Bedri Hamza, të hënën e 17 nëntorit u zgjodh kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.

Analisti politik, Azdren Shala, zgjedhjen e Hamëz si drejtues të ri të subjektit të dytë më të madh në vend, e sheh si një nismë të mbarë, transmeton Klankosova.tv.

“Këto zhvillime në PDK unë i kam parë si një nismë e mbarë, jo se lidershipi i Memlit ka çaluar, apo ka qenë më i mirë, ka qenë një lider normal, me ato suksese dhe dështime të veta. Mendoj se dorëheqja e tij ka qenë taktizim, për me e mbajt partinë më unike”, tha Shala në “Ora Shtatë”.

Derisa ish-diplomati, Avni Arifi thotë se kryetari i ri i PDK-së, nuk ka asnjë akuzë ndaj integritetit të tij, e as aftësisë profesionale në politikë.

“Bedri Hamza nuk është i panjohur për opinionin, nuk është i panjohur për të gjithë ata që kanë punuar në institucione, nuk ka asnjë akuzë apo diçka për integritetin e tij, apo aftësitë e tij profesionale politike”, tha Arifi.

Megjithëse, sipas Arifit, zgjedhja e Hamzës si kryetar i PDK-së shihet si diçka e përkohshme, deri në rikthimin e ish-udhëheqësit të kësaj partie, Kadri Veselit, i cili tash e pesë vjet po mbahet në paraburgim në Hagë.

Ndërsa opinionisti, Labinot Balaj, e sheh si harrnim zgjedhjen e Bedri Hamëz si drejtues të PDK-së, duke u pajtuar kështu me mendimin e Arifit.

Për më shumë detaje, ndiqni videon e mëposhtme:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë