Vjedhje e rëndë në Shtuticë, hajnat marrin pistoletën me leje

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Shtuticë të Drenasit, transmston portali DrenicaOnline.

Sipas Policisë së Kosovës, më 17 nëntor 2025, rreth orës 20:30, ankuesi – një mashkull kosovar – ka informuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij.

Nga brendësia e shtëpisë, të dyshuarit kanë vjedhur një pistoletë me leje. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Rasti po trajtohet nga njësitë kompetente hetimore./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë