Vazhdojnë reshjet e mëdha të shiut, bllokohet qarkullimi në nënkalimin e Arllatit

Reshjet e dendura të shiut që po bien gjatë gjithë ditës në Kosovë kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor.

Momentalisht, qarkullimi është bllokuar plotësisht në nënkalimin në Arllat, në aksin Prishtinë–Pejë, për shkak të grumbullimit të madh të ujit.

Probleme me qarkullimin janë paraqitur edhe në Sllatinë dhe Llapushnik, ku rrugët janë vërshuar dhe automjetet po qarkullojnë me vështirësi të mëdha.

Shoferët po bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, ndërsa ekipe të emergjencës pritet të dalin në terren për të menaxhuar situatën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë