Reshje intensive dhe rrezik vërshimesh – Komuna e Drenasit lëshon njoftim urgjent

Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët për reshje të fuqishme shiu që pritet të bien gjatë orëve të mbrëmjes së sotme (17 nëntor 2025), sipas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Reshjet e dendura mund të shkaktojnë vërshime të menjëhershme në disa zona të komunës.

Sipas paralajmërimit, niveli i rrezikut është ngritur në portokalli, me reshje që pritet të tejkalojnë 40 mm brenda 24 orëve. Kjo situatë mund të shkaktojë:

• Përmbytje të shpejta
• Probleme në qarkullimin rrugor
• Rrëshqitje të dheut e baltës
• Dëme të konsiderueshme në bujqësi
• Rrezik për njerëzit, kafshët dhe pronën

Komuna u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të shmangin zonat pranë lumenjve dhe përroskave, të mos bllokojnë kanalet e ujërave dhe të raportojnë çdo situatë urgjente tek organet kompetente.

Ekipet komunale janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar situatën në rast të ndonjë vërshimi apo dëmtimi të mundshëm.

Komuna e Drenasit apelon për kujdes dhe informim të vazhdueshëm nga qytetarët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë