Policia e Kosovës apelon për kujdes në trafik për shkak të reshjeve të shiut

Policia e Kosovës ka lëshuar një apel për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, sidomos drejtuesit e automjeteve, që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të reshjeve të shiut dhe rrugëve të mbuluara me ujë.

Sipas njoftimit, ndryshimi i kushteve atmosferike po krijon vështirësi në qarkullim, prandaj Policia kërkon:

Përshtatje të shpejtësisë me gjendjen e rrugës dhe kushtet e motitMbajtje të distancës së sigurisë mes automjeteveNgadalësim të lëvizjes, veçanërisht në segmente të mbuluara me ujë

Policia u bën thirrje të gjithëve që të jenë të kujdesshëm, me qëllim të shmangies së aksidenteve dhe garantimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë