Kryetari Lladrovci pret në takim ambasadorin e Sllovenisë, Borut Blaj
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, i cili vizitoi Drenasin në vizitën e tij të parë në një komunë që nga marrja e detyrës. Në takim ishte e pranishme edhe ministrja këshilltare, Milena Radenkoviq.
Kryetari Lladrovci ka prezantuar arritjet dhe sfidat e komunës, si dhe ka theksuar mundësitë e bashkëpunimit me pushtetin lokal në Slloveni, përfshirë edhe hapësirat për investime dhe zhvillim të bizneseve sllovene në Drenas.
Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe miqësinë që institucionet dhe qytetarët slloven i kanë ofruar Kosovës ndër vite, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
“Faleminderit Ambasador Blaj!”, ka përmbyllur Lladrovci.

