Sami Lushtaku: Jam gjithmonë kundër që Ramiz Lladrovci të kthehet në PDK
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka folur pak para nisjes së konventës së Partisë Demokratike të Kosovës, ku pritet të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie.
Ai për Klan Kosova ka thënë se është kundër kthimit të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovi në PDK.
“Jam gjithmonë kundëe që Lladrovci të kthehet në PDK”, është shprehur ai.
Tani mbetet të shihet nëse kryetari i ri i partisë, Bedri Hamza do ta thërras Lladrovcin në takim apo ky i fundit do t’i futet garës zgjedhore me iniciativë e që po merr mbështetje të madhe nga qytetarët anë e mbarë Kosovës

