“Nuk është garë demokratike”/ Enver Hoxhaj nuk kandidoi për kryetar të PDK’së, tha se nuk po sheh kushte të barabarta për garë

Enver Hoxhaj, gjatë fjalës së tij në Konventën e PDK’së, ku u zgjodh kryetar i ri i kësaj partie, bëri të ditur se për shkak se ai nuk sheh ‘’kushte të barabarta’’, s’mori pjesë në garën për të parin e PDK’së, shkruan Gazeta Express.

Ai tha edhe se konventa e PDK’së ka qenë çdoherë ngjarje e madhe për Kosovën.

‘‘Konventa e PDK’së ka qenë çdoherë një ngjarje e madhe për Kosovën. Po kur në konventë janë zgjedhje personalitet historike si Thaçi e Veseli, e ka vulos të kaluarën tonë të lavdishme të UÇK luftën tonë për liri, por i ka dhanë drejtim edhe vendit. Meqë ne jemi parti politike që qëndron në themele të lirisë dhe pavarësisë. Unë kisha dashtë që mbi të gjitha që Thaçi, Veseli, baca Jakup, Selimi të kthehen Kosovës’’, ka deklaruar ai.

Ai deklaroi edhe se ai në Konventën e PDK’së nuk pa proces të barabartë.

‘’Kam pas dëshirë që kjo konventë meqë nuk mund të jetë historike se si kemi liderët e mëdhenj, do të mund të ishte një ngjarje demokratike. A mund të bëhet demokratike nëse do të shtyhej për një javë. Mendoj që mes kohës dhe kualiteti, ne duhet të vendosim për kualiteti. Dhe kualiteti i garës do të bëhej nëse është proces i hapur, demokratik, nëse marrin pjesë më shumë se disa kandidatë në zgjedhje. Sot nuk kushte të barabarta, nuk shoh proces të barabartë, dhe unë, si i tillë nuk marr pjesë në këtë garë. Por, do ta respektojë vendimin e juaj, qëndrimin e juaj, orientimin që i jepni sot. Mbi të gjitha e dua Kosovën, e tani e dua UÇK’në, e tani dua PDK’në, e tani Hashimin e Kadrinë e secilin prej jush në këtë sallë’’, shtoi ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë