Isak Neziri: “Sot PDK shënoi një kapitull të ri, e nesër Kosova me kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza”
Partia Demokratike e Kosovës ka hyrë në një fazë të re pas zgjedhjes së Bedri Hamzës si kryetar i ri, një vendim që është mirëpritur nga shumë figura të saj.
Ish-kandidati për deputet, Isak Neziri, ka reaguar duke e quajtur këtë ditë si fillimin e një kapitulli të ri për PDK-në dhe për vendin.
“Sot PDK shënoi një kapitull të ri të saj, e nesër Kosova me kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza. Na priftë e mbara e urime kryetar Hamza,” ka shkruar Neziri.
Reagimi i tij është një ndër urimet e shumta që pasuan zgjedhjen e Hamzës, duke reflektuar pritshmëritë e larta që struktura e PDK-së dhe mbështetësit e partisë kanë për drejtimin e ri.

