Kjo është gjendja e ushtarit të FSK-së që dyshohet se u plagos në Prishtinë

Një person është plagosur në Sharban të Prishtinës, të dielën rreth orës 14:30.

Sië raportohet i plagosuri është pjesë e FKS-së.

Për gjendjen e tij ka folur Naser Syla, drejtor i Emergjencës në QKUK.

“Gjendja e tij është stabile”. “Ai ka vazhduar për tretman të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Syla.

Për rastin ka folur edhe Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Prishtinën.

“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore”.

“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ai. 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë