“Drejtësi për çlirimtarët”, përfundon protesta e organizuar nga OVL-UÇK në Strasburg
Protesta e organizuar nga OVL-UÇK në Strasburg të Francës ka përfunduar sot, pas fillimit në orën 13:00.
Ky manifestim kishte për qëllim të shprehte mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë dhe të kërkonte drejtësi për ta.
Organizata e Veteranëve të UÇK-së njoftoi se ka dërguar letra të gjithë anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës, ku kanë shprehur shqetësimet e tyre për procesin në Gjykatën Speciale.
Proteste të ngjashme janë mbajtur edhe në Prishtinë, Tiranë dhe Hagë.

