Arrestohet personi i kërkuar në Drenas, dërgohet për vuajtje të dënimit
Policia e Kosovës ka realizuar arrestimin e një personi të kërkuar nga gjykata në Drenas, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas raportit zyrtar, i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar në orën 08:00, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente.
Pas arrestimit, ai është shoqëruar për procedura të mëtejme dhe është dërguar për të vuajtur dënimin e shqiptuar më herët.
Rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë./DrenicaOnline/
Foto: Arkiv

