E rëndë: Vritet kosovari në Bruklin, teksa tentonte të ndalonte një vjedhje

Përgjegjësi i një ndërtese banimi në Brooklyn është vrarë pasi tentoi të përballej me një person që po vidhte pako në hyrjen e ndërtesës, sipas policisë dhe fqinjëve.

Policia u thirr rreth orës 08:00 të mëngjesit të së mërkurës, për një sulm brenda ndërtesës në Ocean Avenue në Flatbush. Oficerët që arritën në vend gjetën një burrë me lëndime në kokë, i cili u dërgua me urgjencë në Spitalin Kings County në gjendje kritike.

Viktima, e identifikuar nga familjarët si 41-vjeçari Burim Havolli, ndërroi jetë më vonë si pasojë e plagëve, njoftoi policia, raporton NBC News NY.

Sipas fqinjëve, Havolli ishte mirëmbajtësi i ndërtesës dhe u sulmua teksa po përpiqej të ndalte një person që po vidhte pako nga hyrja.

Përleshja që çoi në vdekjen e Havollit ka shqetësuar banorët e lagjes, të cilët thonë se zona po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Ndërkohë, familja e viktimës ka mbetur e tronditur që i dashuri i tyre punëtor e i respektuar, si në ndërtesë ashtu edhe në lagje, u vra teksa po bënte punën e tij.

Policia po heton motivin e sulmit të rëndë. Një person i dyshuar po merrej në pyetje, por ende nuk janë ngritur akuza.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë