Drenas: Policia gjen dhe konfiskon municion pas një rasti të sulmit fizik

Një rast i sulmit fizik në Drenas ka çuar në bastisjen e shtëpisë së një të dyshuari, ku policia ka gjetur dhe konfiskuar municion të paaautorizuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 nëntor 2025, rreth orës 12:30.

Pas pranimit të informatës se një person ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar, i cili dyshohej se kishte me vete armë–pistoletë, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë identifikuar të dyshuarin.

Me urdhër të prokurorit, policia ka bastisur shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar 16 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa rasti është në proces hetimor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë