Ushtari nga Drenasi akuzohet për përdhunim në Angli

Një ushtar nga Kosova, i cili po merrte pjesë në një trajnim ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar, po përballet me akuza për përdhunim dhe dy sulme seksuale, përcjell albinfo.ch.

Për rastin ka raportuar edhe mediumi britanik BBC.

Referuar raportimeve, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 17 shtator, rreth orës 23:30, në qytetin Thetford, ku ushtari nga Drenasi ishte i angazhuar në trajnimin e ushtarëve ukrainas.

Autoritetet britanike kanë bërë të ditur se i dyshuari do të qëndrojë në paraburgim deri më 7 prill, ndërsa procesi gjyqësor pritet të vijojë në muajt në vijim.

Ushtari nga Kosova i ka mohuar akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale, të cilat lidhen me një incident të dyshuar në një shteg këmbësorësh buzë lumit.

Aktualisht, hetimet janë ende në zhvillim dhe institucionet përkatëse nuk kanë dhënë detaje shtesë rreth identitetit të të akuzuarit apo rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë