Një këmbësore goditet nga vetura në Drenas, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Drenas, ku një këmbësore është goditur nga një veturë teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha, transmeton portali DrenicaOnline.

Si pasojë e goditjes, ajo ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente të Drenasit për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë