Ekskluzive: Të hënën Konventa e PDK-së, Lladrovci propozon Bedri Hamzën për kryetar
Burimet e DrenicaOnline brenda Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se të hënën do të mbahet Konventa e partisë, në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri dhe kryesia e re e PDK-së.
Sipas këtyre burimeve, dorëheqja e Memli Krasniqit është nxitur pas humbjes së PDK-së në bastionin e saj tradicional – Drenas, ku Ramiz Lladrovci fitoi mandatin e tretë si kryetar komune. Pas kësaj, partia humbi edhe në Mitrovicë.
Mësohet se Ramiz Lladrovci ka propozuar që në krye të partisë të vijë Bedri Hamza.
Kjo mbetet të konfirmohet zyrtarisht gjatë Konventës së së hënës./DrenicaOnline/

