Aksion i shkyçjeve të ujit në “Parkun e Biznesit” në Drenas
Zyrtarët e NJOU Drenas sot kanë zhvilluar një aksion në “Parkun e Biznesit” në Drenas, me ç’rast bizneset me borxhe ndaj Kompanisë që nuk iu kanë përgjigjur faturave dhe vërejtjeve për borxhe janë shkyçur nga shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm.
Aksioni do të vazhdojë çdo ditë në secilin lokalitet!

