U mbyll gara për komunat/ Kush fitoi e kush humbi në Kosovë
Pas përfundimit të balotazhit për kryetarë të komunave, të mbajtur më 9 nëntor 2025, është bërë e qartë shtrirja e partive politike nëpër 38 komunat e Kosovës.
Në rundin e parë të zgjedhjeve të zhvilluar më 12 tetor, kryetarët u zgjodhën në 20 komuna, ndërsa 18 të tjera vendosën përmes balotazhit.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të publikuara më 9 nëntor, rezultatet janë si vijon:
LDK: Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti dhe Junik
LVV: Mitrovicë e Jugut, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Obiliq
AAK: Gjakovë, Suharekë, Klinë dhe Rahovec
PDK: Prizren, Vushtrri dhe Kaçanik
Lista Serbe: Kllokot
KDTP (Partia turke): Mamushë
Në këto rezultate nuk përfshihen ende votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Ndërkohë, në rundin e parë të 12 tetorit, fituesit ishin:
LVV: Kamenicë, Podujevë dhe Shtime
PDK: Skënderaj, Ferizaj dhe Hani i Elezit
LDK: Istog dhe Lipjan
AAK: Deçan
Lista Serbe: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut
Nisma: Malishevë
Iniciativa e Ramiz Lladrovcit: Drenas
Bazuar në këto rezultate, del se LVV dhe LDK kanë fituar nga shtatë komuna secila, PDK ka fituar gjashtë komuna, AAK ka siguruar pesë komuna, Lista Serbe mban dhjetë komuna, ndërsa Nisma dhe Iniciativa e Lladrovcit nga një komunë.
Dalja në votime ishte mbi 40 për qind në rundin e parë, ndërsa në rundin e dytë mbi 32 për qind, me të dyja proceset që u zhvilluan pa ndonjë incident të madh.


