Rikthehen seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë
Në Gjykatën Speciale në Hagë sot rifillojnë seancat e planifikuara në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Pas një ndërprerjeje të shkurtër, anulimi i seancave të mëparshme ishte bërë për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Christopher Hill.
Sipas kalendarit të gjykatës, dëshmia e Hill do të nisë sot në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri në 17:00.
Seancat pritet të vazhdojnë edhe gjatë tre ditëve të ardhshme, nga ora 09:00 paradite.

