Izet Ibrahimi fiton gradën më të lartë akademike – bëhet Prof. Dr.
Ish-kryetari i Komunës së Drenasit, Izet Ibrahimi, ka ndarë sot një lajm të rëndësishëm për karrierën e tij akademike. Pas një rrugëtimi të gjatë me shumë përkushtim e sakrificë, ai ka arritur të fitojë gradën më të lartë akademike – Profesor Doktor (Prof. Dr.), transmeton portali DrenicaOnline.
“Pas një udhëtimi të gjatë akademik, me shumë mund, përkushtim dhe këmbëngulje, sot kam nderin të ndaj me ju lajmin se kam fituar gradën më të lartë akademike Prof. Dr.” – ka shkruar Ibrahimi në njoftimin e tij publik.
Ai shtoi se ky është një moment krenarie dhe reflektimi për të gjithë rrugëtimin e bërë ndër vite, i mbushur me punë kërkimore e angazhim të pandërprerë.
Në fund, Ibrahimi ka cituar filozofen e njohur Ayn Rand, duke thënë: “Pyetja nuk është se kush do më lërë, po kush do arrijë të më ndaloj.”
Ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi të gjatë akademik./DrenicaOnline/

