Arrestohet një person në Korroticë të Poshtme pasi e theri me thikë një bashkëfshatar

Një incident është raportuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Korroticë e Poshtme të Drenasit, ku një person ka pësuar lëndime të lehta trupore pas një therjeje me thikë, transmeton DrenicaOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 09 nëntor 2025, rreth orës 03:00, kur i dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se e ka therur me mjet të mprehtë – thikë viktimën, gjithashtu mashkull kosovar.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Policia po vazhdon hetimet për ndriçimin e plotë të rastit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë