Përmbyllet punëtoria tre-ditore për dokumentet e menaxhimit të emergjencave në Komunën e Drenasit

Për tri ditë me radhë, janë diskutuar dy dokumente strategjike me rëndësi të madhe për komunën: Vlerësimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, dhe Plani i Reagimit Emergjent.

Në këtë punëtori morën pjesë Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, Nënkryetari Arben Shala, anëtarët e grupit punues, si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme lokale dhe qendrore.

Kryetari Lladrovci përgëzoi grupin punues për përkushtimin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë hartimit të dokumenteve, duke i vlerësuar ato si të jashtëzakonshme dhe shumë të nevojshme për Komunën e Drenasit.

Në grupin punues kanë qenë të përfshirë ekspertë nga Komuna e Drenasit, Zjarrfikësit, Policia, Kryqi i Kuq, përfaqësues nga kompania e ujësjellësit në Drenas, kompania e mbeturinave, KEDS-i, si dhe përfaqësues nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME), i cili është përfshirë që në fillim të grupit të punës dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm profesional gjatë gjithë procesit.

Kjo punëtori shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve komunale për parandalim dhe reagim në raste emergjente, duke thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional për sigurinë e qytetarëve të Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë