Isak Neziri nga Gjermania kthehet për ta mbështetur Arian Tahirin në Mitrovicë

Ish-kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe afaristi i njohur, Isak Neziri, është rikthyer nga Gjermania për të dhënë mbështetjen e tij në garën për kryetar të Mitrovicës, transmeton portali DrenicaOnline.

Neziri, i njohur për angazhimin e tij në diasporë dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj zhvillimeve në Kosovë, ka bërë thirrje që qytetarët e Mitrovicës nesër ta votojnë Arian Tahirin, kandidatin e PDK-së.

“Me miq e shok nga Shipoli i Mitrovicës. Ditë edhe më të mira po vijnë për këtë qytet”, ka shkruar Neziri.

Nesër, qytetarët e Mitrovicës do të kenë përballë një listë me vetëm dy emra, ndërsa thirrja e Nezirit shihet si mbështetje e rëndësishme për kandidatin e ri të PDK-së, Arian Tahirin, të cilin ai e ka cilësuar si “djalë të përkushtuar dhe profesionist”./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë