Pamje nga vendi i ngjarjes, ku dhëndri vrau dy vëllezërit në fshatin Golluboc të Malishevës

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në Gollubovc të Malishevës.Dhëndri dyshohet se ka vrarë dy vëllerëzit e bashkëshortes.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë, Lumni Graishta për GazetaBlic.Ai bëri të ditur se i dyshuari është i njohur për Policinë dhe është në arrati.

“Është një vrasje e dyfishtë, viktimat janë dy vëllezër, I dyshuari dhëndërr I tyre. I njohur për Policinë, nga një fshat në Drenas, për momentin është në kërkim. Arma është gjetur në vendin e ngjarjes. Motivi dyshohet për një fjalosje mes tyre”, tha Graishta.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë