Largimi kolektiv i punëtorëve nga ‘Ferronikeli’ po trajtohet nga Inspektorati i Punës
Ndërmarrja “NewCo Ferronikeli” ka marrë vendim për largimin e qindra punëtorëve nga puna.
Sipas të dhënave që ka siguruar Klankosova.tv, thuhet se janë 358 të punësuar që janë prekur nga ky vendim.
Lidhur me këtë, Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se është duke trajtuar ankesën e njërit prej punëtorëve të kompanisë ”NewCo Ferronikeli”, i cili është ankuar për detyrimin e punëtorëve për të nënshkruar largimin nga puna.
“Ju njoftojmë se me datë: 04.11.2025 kemi proceduar rastin për inspektim, në pajtim me procedurat dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

