Dhuna në familje në Skenderaj, arrestohet një person dhe i konfiskohet armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e 4 nëntorit 2025, rreth orës 22:00, në Skenderaj është arrestuar një burrë i dyshuar për dhunë në familje.

Sipas raportit, pas një mosmarrëveshjeje verbale ai kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit, policia i ka konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, me të cilën arma viktima ka deklaruar se ishte kanosur nga i dyshuari para disa vitesh.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë