Sot i jepet lamtumira e fundit 68-vjeçarit që humbi jetën pasi u plagos në Fushticë të Drenasit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së shtunës fshatin Fushticë e Poshtme në komunën e Gllogocit, ku një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:35 në garazhin e oborrit të shtëpisë së viktimës, ku 68-vjeçari është gjetur pa shenja jete. Ai është dërguar në QMF-Komoran, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Viktima është Ragip Shala, 68 vjeç.

Në njoftimin mortor të publikuar nga familjarët thuhet:

“Njoftojmë gjithë bashkëfshatarët, miqtë dhe dashamirët se ka vdekur tragjikisht RAGIP (Rashit) SHALA, i lindur më 25.04.1957.
Në emër të fshatit iu shprehim ngushëllime familjes SHALA dhe gjithë farefisit.
Allahu e shpërbleftë me Xhenet!
Njëkohësisht ju njoftojmë se varrimi bëhet më 03.11.2025 (e hënë) në ora 14:00, në varrezat e fshatit Fushticë e Poshtme.”

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe ka njoftuar se hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë