Binjaket nga Negoci që po e bëjnë Drenasin krenar — Loresa dhe Lorisa Krasniqi, pjesë e Kombëtares së Kosovës U15!
Binjaket Loresa dhe Lorisa Krasniqi, nga Negroci i Drenasit, po e bëjnë komunitetin e tyre krenar me talentin dhe përkushtimin e tyre në futboll, transmeton portali DrenicaOnline.
Ato janë pjesë e klubit KFF 16 Qershori dhe falë punës së tyre të palodhshme janë ftuar nga Kombëtarja e Kosovës U15 për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “WU15 Development Tournament”, që u mbajt në fund të shtatorit.
Me talentin e tyre, Loresa dhe Lorisa po e përfaqësojnë me dinjitet klubin, fshatin dhe Komunën e Drenasit, duke u bërë shembull për vajzat e reja që duan të ndjekin rrugën e sportit.
Suksese talenteve tona!


