Zyrtare: Granit Begolli rikthehet në krye të FC Feronikeli ’74

Klubi FC Feronikeli ’74 ka njoftuar sot me kënaqësi rikthimin e trajnerit Granit Begolli në krye të ekipit.

Begolli, trajneri që udhëhoqi Niklin drejt inkuadrimit në Superligë, rikthehet sërish në bankinën e klubit me synime të qarta për sukses të ri.

Ai është një emër i njohur në futbollin kosovar, me përvojë të gjerë në disa skuadra si Liria, Vushtrria, Suhareka, Vëllaznimi e të tjera, duke dëshmuar profesionalizëm dhe rezultate pozitive kudo që ka punuar.

Në të njëjtën kohë, klubi ka bërë të ditur edhe përforcimin e shtabit teknik me Arsim Tershanin, trajner kondicional i Kosovës U19, i cili ka qenë pjesë e klubeve si Llapi, Malisheva, Ballkani, Ferizaji dhe Arbëria.

Ky është një hap i rëndësishëm për FC Feronikeli ’74, që po fuqizon strukturën teknike me ekspertizë, përvojë dhe vizion të ri drejt rezultateve të mëdha.

Mirë se u riktheve, Granit Begolli – suksese në misionin e ri me Niklin!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë