PDK- Drenas: “Nuk kemi thirrur asnjë konferencë për media”

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas ka reaguar pas përhapjes së një lajmi të rremë në disa portale dhe rrjete sociale, me titull “Dega e PDK-së në Drenas thërret konferencë për media”.
Në reagim thuhet se ky informacion është i pavërtetë dhe nuk ka dalë nga struktura zyrtare e degës.
“Ju njoftojmë se kjo nuk është e vërtetë dhe se dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas nuk ka dërguar një njoftim të tillë. Nëse persona të paautorizuar kanë keqpërdorur qëllimisht emrin tonë, ju ftojmë që paraprakisht ta verifikoni burimin e lajmit, për të mos shkaktuar konfuzion në opinionin publik,” thuhet në reagim.
PDK Drenas thekson se e vetmja degë legjitime e partisë në këtë komunë është ajo që udhehiqet nga kryetari Petrit Hajdari, ndërsa fton mediat që të mbështeten vetëm në burime zyrtare për informacione të sakta.